Zyra Rajonale për Bashkëpunim Rinor

Procesi i Berlinit është një hap i rëndësishëm në fushën e bashkëpunimit rajonal dhe sidomos një hap kyç në fushën e rinisë. Gjatë Samitit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Berlin, Gusht 2014, Kryeministri i Shqipërisë dhe Serbisë inicuan një nisëm historike duke hedhur idenë e një Zyre Rajonale për Rininë midis vendeve të Ballkanit Perëndimor. Kjo iniciativë është shtyrë përpara me këmbëngulje nga Shqipëria dhe Serbia duke e konkretizuar në vitin në vazhdim. Gjatë Samitit të Ballkanit Perëndimor në Vienë, Gusht 2015, Kryeministrat e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor konkretizuan këtë ide duke nënshkruar një deklaratë të përbashkët për ngritjen e Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor . Kjo deklaratë shënon hapjen e një kapitulli të ri në bashkëpunimin rinor rajonal. Pas Deklaratës së Përbashkët të Vienës, një Grup Punë i përbërë nga 13 anëtarë u ngrit me qëllim detajimin e ZRBR-së dhe të dokumentave të saj. Grupi i Punës është i përbërë nga dy përfaqësues për secilin të cilët u mblodhën në katër takime Nëntor 2015 – Shkurt 2016. Me datë 18 Dhjetor 2015, gjatë zhvillimit të takimit të dytë të Grupit të Punës, u mbajt një pritje nga Ministri i Rinisë, z. Blendi Klosi, me të pranishëm aktorët dhe partnerët kryesorë të cilët kontribuan në ngritjen e Zyrës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *