Vizitë në ambjentet e Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit

Ishim sot, bashkë me studentët e Regji Filmi të Universitetit të Arteve dhe të rinj të apasionuar pas kinematografisë, në ambientet e AQSHF-së dhe u njohëm me prapaskenat e kinematografisë shqiptare; aty ku fle një thesar i pasur krijimtarie dhe një punë e jashtëzakonshme mjeshtrash e kuruar deri në detaje.

Vizituam edhe ambientet e vendruajtjes së filmave e në sallën e kinemasë së Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit pamë shfaqjen e filmit të animuar me metrazh të shkurtër TUNELI, me regji të Artur Dautit. Ku patëm një bisedë të këndshme me regjizorin në përfundim.

Faleminderit AQSHF për mikpritjen dhe guidën plot pasion që ndatë për ne sot 

@Qendra Rinore Tiranë

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *