Thirrja VIII e Programit Kombëtar të Praktikave të Punës

Shpallet thirrja e tetë për Programin Kombëtar të Praktikave të Punës, në Institucionet e Administratës Shtetërore, Institucionet e Pavarura, Njësitë e Vetëqeverisjes Vendore, Organizatat jo fitimprurëse, Shoqëri Tregtare. 

Qëllimi i Programit Kombëtar të Praktikave të Punës është përfitimi i një përvoje kualifikuese, që ndikon në zhvillimin e kompetencave profesionale, akademike dhe personale. Programi mundëson njohjen me institucionet e administratës shtetërore dhe institucione të tjera publike apo private.

Programi është një mundësi për të rinjtë profesionistë nga mosha 21 deri 26 vjeç, të cilët kanë përfunduar minimalisht ciklin e parë të studimeve “Bachelor”. Zhvillimi i praktikës së punës njihet si përvojë pune, gjatë rekrutimit në institucionet e administratës publike dhe të tjerë. Praktika është pa pagesë.

 

Faza e parë e programit: Praktika do të zgjasë tre muaj e do të zhvillohet përgjatë periudhës  shtator 2023 – dhjetor 2023 


Aplikimi është i mundur në faqen: https://praktika.riniafemijet.gov.al/ 


Hapja e Thirrjes për aplikim: 1 Qershor dhe përfundon në 30 Qershor.


Dokumentet e nevojshëm për aplikim: CV, Letër motivimi.


Fillimi i praktikës: Shtator 2023.

 

sqShqip
Agjencia Kombëtare e Rinisë