Shërbimit Kombëtar për Rininë do jetë në TERREN

Prej mesit të shtatorit e në vazhdim, gjithë stafi i Shërbimit Kombëtar për Rininë do jetë në TERREN:
Për tu përballur me çdo problematikë të të rinjve, me çdo ide të tyre, për të qenë pranë në çfarëdo që kanë nevojë; për t’i këshilluar në profilet ku secili është specializuar dhe për të qenë mbrojtësit e të drejtave dhe zërit të tyre.

Në këtë kuadër, krijimi i patneritetit me Oficerët e Sigurisë me qëllim zhvillimin e aktiviteteve të përbashkëta me në fokus sigurinë e të rinjve brenda dhe jashtë mjediseve të shkollës është nisma më e re e Qendrës Rinore Korçë.

Me oficerin e Sigurisë së Gjimnazit të Përgjithshëm “Themistokli Gërmenji” dhe nxënësit e kësaj shkolle, u diskutua rreth temave që do të trajtohen në aktivitetet e përbashkëta, me qëllim sensibilizimin dhe parandalimin e fenomeneve socile negative si droga, alkooli, dhuna, bulizmi, si edhe raportimin e rasteve të identifikuara.

Të rinjtë shprehën idetë dhe mendimet e tyre, të cilat do të realizohen në vazhdimësi përgjatë këtij viti shkollor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *