Qendrat Rinore Rajonale

”Të folurit në publik” Qendra Rinore Vlorë

Drejtoresha e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar për Rininë, Znj. Irsa Ruçi zhvilloi pranë Qendrës Rinore, Vlorë trajnimin 1 ditor mbi të folurit në publik. Të rinjtë pjesmarrës, vullnetarë të QRV dhe jo vetëm u njohën me tema si:

– Si të flasësh në publik.

– Analiza e audiencës.

– Te jesh një dëgjues i mirë.

– Si të përgatisësh një fjalim dhe struktura e tij apo mbledhja e materialeve.

– Rëndësia e PR (marëdhënia me publikun) etj. Në fund të rinjtë u pajisën me çertifikata për pjesmarrjen në këtë trajnim nga SHKR-ja.

Qendra Rinore Korçë

Museum Outdoor – Summer Cinema

Përgjatë muajit Korrik, për çdo të premte në mbrëmje, Qendra Rinore, Korçë në bashkëpunim me Muzeun Kombëtar të Artit Mesjetar sollën në vëmendjen e të rinjve kinemanë verore përmes prezantimit të filmave dhe dokumentarëve të ndryshëm historikë me qellim informimin e të rinjve të qytetit jug-lindor. Kinemaja verore solli më pranë të rinjtë e qytetit, vullnetarë të QRT-së këto institucione të një rëndësie të veçantë historike të vendit tonë duke prezanuar vlerat e veçanta që mbartin Muzeu Arkeologjik, Korçë, Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar si dhe Muzeut Kombëtar i Arsimit. Kjo eksperiencë relaksuese nën qetësinë e natyrës, solli gjithashtu për të pranishmit edhe filma të vlerësuar ndërkombëtarisht jo vetëm vendas por edhe të huaj.

Programi IDEA

IDEA është një program që mbështet zhvillimet inovativepër sipërmarrësit në Shqipëri duke bërë pjesë të saj të gjithë sipërmarrësit e rinj që kanë një ide biznesi. Në bashkëpunim me Qendrën Rinore Korçë, IDEA ka ofruar prej 4 javësh në qytetin e Korçës, një paketë të plotë trajnimi në kompetenca dhe aftësi për ideim dhe zhvillim biznesi. Ky program kishte për qellim zhvillimin e aftësive bazike të sipërmarrësit, zhvillimin e aftësive të avancuara, si edhe këshillim e monitorim. Çdo ide biznesi e dhënë nga të rinjtë, do të ketë mundësi që të aplikojë për grante, në mënyrë që të finalizohet me sukses dhe duke sjellë risi në fusha të ndryshgme të zhvillimit të vendit.

 

#tëndihmojësëbashku solidarizohemi me banorët e zonës së Floqit

Qendra Rinore, Korçë në bashkëpunim me projektin Bashkitë për në Europë dhe Fshatin SOS u solidarizuan për ditë të tëra gjatë muajit Maj, pas tërmeteve të një-pasnjëshme që shkaktuan shkatërrime të banesave të vjetëruara të zonës dhe që lanë pa shtëpi dhjetra banorë përreth. Të rinjtë vullnetarë të QRK, u bënë bashkë më dt. 3 Qershor 2019 pranë pedonales, Korçë për të mbledhur ndihma në ushqime, ujë, veshmbathje, libra e lodra për banorët e prekur nga kjo fatkeqësi natyrore. Gjithashtu në kuadër të kësaj nisme sensibilizuese të rinjtë e qytetit organizuan edhe një party, ku me të ardhurat e biletave u mundësuan veshmbathje banorëve të zonave të prekura. “Të gjithë së bashku për të solidarizuar komunitetin, që të kthejë vëmendjen drejt atyre që sot kanë nevojë për ndihmën tonë”, ishte sllogani i kësaj fushate.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *