Qendra Rajonale Rinore Vlorë

 

Organizimi, funksionimi, si dhe veprimtaria e Qendrës Rajonale Rinore Vlorë, bazohet në Planin Kombëtar të Veprimit për Rininë 2015-2020.

Qendra Rajonale Rinore Vlorë është një mjedis mbështetës për të nxitur, vlerësuar dhe promovuar aftësitë e te rinjve në fusha të ndryshme shoqërore si arti, kultura, edukimi, punësimi, vendimarrja, sporti, mjedisi, vullnetarizmi, turizmi etj. Forcimi i bashkëpunimit social midis të rinjve brenda qendrës, në komunitetin lokal, si dhe midis grupeve të tjera të të rinjve, brenda dhe jashtë vendit.

Kultivimi dhe nxitja e frymës së vullnetarizmit tek të rinjtë, përmes zhvillimit të aktiviteteve dhe veprimtarive me kontribut vullnetar.

Nxitjen e aftësive në diversitetin e jetës sociale, të të rinjve, nëpërmjet mbështetjes së grupeve rinore kulturore dhe artistike

Nxitjen dhe rritjen e pjesëmarrjes së të rinjve në kulturën sportive, me synim mbrojtjen e shëndetit, përmes shtimit të aktiviteteve sportive.

Krijimin e mundësive për shkëmbime dhe bashkëpunime me organizata apo qendra rinore që operojnë në qarkun e Vlorës.

Krijimin e disa grupeve apo klubeve rinore, mbështetur në fushat e shfaqjes së aftësive dhe interesit të tyre (klubi i letërsisë; klubi i artit (pikturë, fotografi); klubi i sportit (futboll, basketboll, volejboll etj.); klubi i vullnetarëve (mjedis, trashëgimi, etj.).

Për të prenotuar online Qendrën Rajonale Rinore Vlorë klikoni këtu