Qendra Rajonale Rinore Tiranë

Qendra Rinore e Tiranës është pjesë e Shërbimit Kombëtar për Rininë dhe funksioni i saj është në zbatim të politikave dhe strategjive për rininë.

Qendra Rinore e Tiranës është një hapësirë gjithëpërfshirëse për të rinjtë e Tiranës. Nëse kenë ide për aktivitete të bukura, projekte me fokus tek të rinjtë ose dëshirë për të qenë vullnetar i Qendrës Rinore, mund të na bashkohen thjesht dukë plotësuar një formular me të dhënat e tyre.

Qendra Rinore e Tiranës i jep mundësinë të rinjve për të shprehur talentin dhe krijimtaritë e tyre, ambientin mund ta shfrytëzojnë edhe për debate dhe programe specifike me fokus rininë. Është një hapësirë e projektuar për të shpërndarë kulturë. Një hapsirë që organizon një axhendë të tillë ku çdo javë të ketë një grup të rinjsh që e shfrytëzojnë atë për të promovuar talentin, pasionin dhe aftësitë e tyre.

Qendra Rajonale Rinore e Tiranës ju jep mundësinë të rinjve për t’u rritur në empati, krijimtari dhe qytetari, duke ofruar jo vetëm mjedisin, por edhe programe specifike që ndihmojnë në kultivimin e individëve produktiv për shoqërinë dhe të ardhmen e tyre.

Për të prenotuar online Qendrën Rajonale Rinore Tiranë klikoni këtu