Qendra Rajonale Rinore Korçë

 

Qendra Rajonale Rinore Korçë përfaqëson një hapësirë në funksion të bashkërendimit të veprimtarisë për të rinjtë, duke garantuar mbështetjen dhe përfshirjen e rinisë në të gjitha fushat e veprimtarisë sociale e publike. Prej disa vitesh tashmë, ajo ofron për të rinjtë jo vetëm argëtim, por edhe aftësim, trajnime të herëpashershme, aktivitete kulturore e artistike. Kjo hapësirë dedikuar të rinjve, shërben shpesh herë si qendër ku organizohen diskutime e debate, ku shpërndahen ide dhe opinione, ku lindin risi dhe ndërmerren nisma në shërbim të të rinjve, qytetit apo edhe komunitetit ku ata bëjnë pjesë. Gjithashtu, për të gjithë ata të rinj që kanë talent dhe dëshirojnë të aftësohen më tepër në fushën kulturore e artistike, Qendra Rinore ofron kurse falas per design, pikturë, kitarë dhe aktrim. Bashkëpunimi i vazhdueshëm i kësaj qendre me institucionet e qytetit, ka bërë që të rinjtë të kontribuojnë jo vetëm me nisma në shërbim të komunitetit, por edhe me ide dhe plane konkrete qoftë për aktivitete apo edhe projekte specifike.

Për të prenotuar online Qendrën Rajonale Rinore Korçë klikoni këtu

Takimi informues mbi studimet e larta në Francë🇫🇷, me bashkëpunimin …

Më shumë

Policia Komunitare

“Policia Komunitare”, 👮‍♀️👮‍♂️ishte tema e mbajtur për diskutim 🗣me gjimnazistët, lidhur me …

Më shumë