Qendra Komunitare “Dita e Re”

Me rastin e fillimit të vitit të ri mësimor, vullnetarët aktivë të Qendrës Rinore Tiranë, me mbështetjen e World Vision in Albania and Kosovo dhe kujtdo tjetër që pati ndjeshmërinë e u sensibilizua me nismën tonë për të mbledhë materiale shkollore për fëmijët në nevojë, i dhuruan sot mjetet shkollore për nxënësit e Qendrës Komunitare “Dita e Re”, në Bathore.

“Kam një kënaqësi të veçantë që të rinjtë tanë rriten me ndjenjën e përgjegjësisë dhe me dëshirën të ndihmojnë njëri – tjetrin. Falenderoj këdo që na bashkohet në misionin tonë për tu shërbyer siç duhet të rinjve dhe ftoj këdo që dëshiron të na qëndrojë pranë, në mënyrë që t’ua bëjmë të nesërmen më të mirë të rinjve tanë”, u shpreh Drejtoresha e Përgjithshme e SHKR-së, Irsa Ruçi.

Pas disa javëve fushatë nga ana e vullnetarëve tanë, ata përmbushën një mision që i bëri edhe më krenarë për mënyrën si e shpenzojnë kohën.
Shërbimi Kombëtar për Rininë fton të gjithë të rinjtë të jenë aktivë dhe ta shohin institucionin si portën ku mund të trokasin sa herë të duan.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *