Promovimi i librit të tij të fundit “17 tregime dhe 1 përrallë”

Shkrimtari Ibrahim Abedini nga Struga, i cili jeton në Suedi zgjodhi Korçën për të promovuar librin e tij të fundit “17 tregime dhe 1 përrallë”.

Rruajtja e gjuhës shqipe, e traditave dhe zakoneve në trevat shqiptare jashtë kufirit është tema e librit e trajtuar nga Abedini dhe në fokus ka shqiptarin e thjeshtë dhe patriot, që mbron edhe me gjak po qe nevoja identitetin e tij kombëtar.

Të rinjtë interpretuan disa pasazhe nga libri “17 tregime dhe 1 përrallë”, si edhe poezi të shkruara nga shkrimtari Abedini. Në fund të këtij takimi letrar, shkrimtari Ibrahim Abedini ju dhuroi të rinjve disa kopje të librit me autografin e tij dhe ju premtoi se do të rikthehet sërisht në Korçë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *