Projekte

Projekti më i ri SHKR-së, “Festivali i Ideve Inovatore të Rinisë”. Nxitja e zhvillimit të sipërmarrjeve nga ana e të rinjve si mjete për zhvillimin socio-ekonomik dhe uljen e papunësisë.

Drejtoresha e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar për Rininë znj. Irsa Ruçi dhe Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë z. Nikolin Jaka, firmosën më datë 17 korrik Marrëveshjen e Bashkëpunimit, që i hap rrugë një prej nismave më të mëdha të krijuara ndonjëherë në fushën e sipërmarrjes rinore dhe përthithjes së ideve inovatore prej pjesës më aktive të shoqërisë: Rinisë sonë!

Kjo ishte njëra fazë, për të vazhduar me hallkat e nevojshme që kanalizojnë të gjitha energjitë në një burim: T’i japim vlerë dhe zë dijes rinore!

Jemi 11 Institucione shtetërore dhe private, që kemi vullnetin të prodhojmë një rezultat fantastik, i cili nxit punësimin, inovacionin, gjenialitetin dhe prodhimtarinë e Rinisë shqiptare!

Na ndiqni në vazhdim… rruga sapo nisi sot, por është e gjatë dhe plot sfida!

 Ka ndodhur:

– Nënshkrimi i marrëveshjes midis SHKR dhe Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë.

– Nënshkrimi i marrëveshjes midis SHKR dhe AIDA.

 

Pritet të ndodhë:

-Nënshkrimi i marrëveshjeve të mbetura me palët në këtë projekt.

-Pajisja e të rinjve me aftësi për planifikim projektesh sipërmarrjeje, financë, burime njerëzore dhe marketing nëpërmjet metodave bashkëkohore dhe aplikacioneve celulare.

-Inkurajimi i të rinjve për zbatimin në praktikë të ideve dhe aftësive të fituara nga trajnimet si dhe mundësia për të përfituar grante, për të shitur patentën e idesë së tyre për bizneset e interesuara, ose për ta zhvilluar idenë e tyre brenda bizneseve që kanë nevojë për atë shërbim apo produkt.

-Krijimi i një “qendre mendimi” për të hartuar dhe sugjeruar politika që lidhen me nismat e biznesit nga të rinjtë.

-Krijimi i një rrjeti të sipërmarrësve të rinj dhe nxitja e bashkëpunimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *