Në sytë e Inës bota është plot ngjyra

Në sytë e Inës bota është plot ngjyra.
Ndërsa fjalët i merr era, memorien e imazheve dhe emocionin që përcillet në ngrirjen e çastit, nuk e rrëmben dot as koha.

Një zemër e ngrohtë, që në këtë rast “aftësi ndryshe” do të thotë pastërti.

“Me anë të këtij projekti, ne synojmë të ndërgjegjësojmë të gjithë se rinia jonë nuk janë ata që shpesh pasqyrohen në media, që vrasin kohën lokaleve, e akoma më keq, vriten mes sho – shoq.
Ne kemi këtë rini, që pavarësisht vështirësive, di të gjejë diellin brenda vetes.

Dhe çfarë është më kryesore, ne duam që t’ua plotësojmë ëndrrat këtyre të rinjve, që pamundësitë ekonomike ua kanë lënë përgjysëm.
Ndaj ftojmë këdo që humanizmi e prek, të na bashkohet në këtë nismë, që përcjell të bukurën në thelb”, bën thirrje Drejtoresha e ShKR-së, Irsa Ruçi

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *