“N’ lagje për Sport”

“N’ lagje për Sport”

Javë e re, sfida të reja!

Do të nisë javën tjetër Festivali Sportiv Rinor i quajtur “N’ lagje për Sport”. Do ringjallim sërish sportin e lagjes, ashtu si dikur Tomka dhe shokët e tij.

“Synojmë të ndërtojmë një zakon sportiv për jetën, që ju krijon të rinjve një “varësi” të shëndetshme ndaj sportit. Sporti i lagjes ka disa “armë të forta”, si:

Së pari, rrit kohezionin social në fqinjësi dhe vepron si një mjet efektiv për aktivizimin dhe integrimin shoqëror.

Gjithashtu, krijon një strukturë sportive që përfshin të rinjtë nga zonat e pazhvilluara dhe zonat rurale. Sporti është një mjet efektiv dhe edukativ për stimulimin e zhvillimit shoqëror të të rinjve. Aktivizohet multikulturalizmi, integrimi i komuniteteve, një infrastrukturë më e mirë, ambiente ekologjikisht të qëndrueshme dhe barazi për personat me aftësi të kufizuara, për qasje dhe aktivizim të tyre”, shprehet Irsa Ruçi, drejtoresha e përgjithshme e Shërbimit Kombëtar për Rininë.

Ftojmë dhe Bashkitë e qyteteve të na bashkohen në këtë nisëm të Shërbimit Kombëtar për Rininë, që së bashku të evidentojmë që në gjenezë talentet e reja sportive.

Në fazën finale, do të kemi mësuar shumë nga të rinjtë e talentuar, sepse ata do na dëshmojnë se talenti lind dhe një ditë do dalë në sipërfaqe dhe do shkëlqejë. Ne duam të jemi atje pranë të rinjve, për të qenë një dorë mbështetjeje në rrugëtimin e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *