Misioni dhe Vizioni

  • Misioni

    Shërbimi Kombëtar për Rininë si institucion në varësi të Ministrisë së Arsimit Sportit dhe Rinisë, zbaton, ndjek politikat dhe strategjitë për Rininë duke funksionuar nëpërmjet Qendrave në nivel lokal dhe kombëtar. SHKR siguron mbështetjen dhe përfshirjen e Rinisë në çdo fushë social-kulturore. Ne ngremë kapacitete, promovojmë pjesëmarrjen e të rinjve në vendimmarrje, i ndërgjegjësojmë të rinjtë për një jetë më të shëndetshme duke vënë në fokus aftësitë e tyre për punësim dhe edukim profesional, duke promovuar grupe të ndryshmë dhe individ të ndryshëm në çdo fushë të jetës.

  • Vizioni

    Të trajtojmë nevojat dhe interesat e një individi të vetëm , për të arritur nesër në shumë individë të tjerë në shkallë progresive.

    Të ndërgjegjësojmë dhe të përgatisim të rinjtë, duke i ofruar mundësi të ndryshme aftësimi , trajnimi, arsimimi, aplikimi për punësim si dhe mirëmenaxhimi të resurseve vetjake e vënien në funksion të tyre , për ti shërbyer në të ardhmen.