Konferenca e organizuar nga Kongresi Rinor Kombëtar

Drejtoresha e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar për Rininë Irsa Ruçi, mori pjesë dje në konferencën e organizuar nga Kongresi Rinor Kombëtar, i cili me mbështetjen e Ambasadës së Zvicrës në Shqipëri ka realizuar studimin “Të kuptojmë tendencat e të rinjve – Koha për një narrativë të re”.

Ky studim do të shoqërohet me publikimin e një raporti analitik në lidhje me dinamikat që rinia shqiptare po përjeton si dhe prezantimin e rekomandimeve për rivitalizimin e potencialit rinor brenda vendit.

“Është e rëndësishme tu qasemi të rinjve duke dëgjuar shqetësimet e tyre, problemet; duke vlerësuar sugjerimet dhe propozimet që ata na shtrojnë në tryezë. Vetëm duke dëgjuar të artikuluar prej tyre se çfarë nevojash kanë, do mund të jemi të dobishëm me politikat tona. SHKR është e hapur për të mirëpritur çdo propozim që vjen nga baza, themelet e të cilës janë më të fortat e shoqërisë: Rinia jonë!
Jini aktiv për të na treguar çfarë ju mungon dhe ne do jemi atje, duke ju treguar se vetëm bashkë mund të ecim në rrugën e duhur” , shprehet znj. Ruçi.

Faleminderit Dafinës dhe stafit të saj, për moslodhjen dhe punën e tyre. Çdo zë që flet për Rininë, është një zë i vyer 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *