Ke një talent? Je me aftësi ndryshe? Apliko tani!

Të rinjtë janë gjithmonë të bukur: në shpirt, në ide, në mendime! Të rinjtë janë lulja e parë e pranverës së këtij kombi.

Disa e gjejnë më lehtë rrugën e suksesit, të tjerë kanë nevojë për një dorë që t’i ndihmojë të ecin përpara.
Të rinjtë me aftësi të veçanta kanë një forcë të dyfishtë brenda tyre: ata jetojnë si bashkëmoshatarët dhe përpiqen t’ja dalin duke mposhtur dhembjen. Të keqes ata i përgjigjen me dritën e mirësisë dhe talentit. Dhe ne duam t’ua promovojmë këtë aftësi, që i bën të veçantë. Ata janë motivim dhe burim energjie.

Nëse je një i/e r -i/e me aftësi ndryshe, por me shumë talent dhe vullnet për të ecur përpara, na shkruaj… Ne duam të të plotësojmë një ëndërr që e ke fshehur në sirtarin e fatit; sepse fati është destinacioni që zgjedh secili prej nesh në jetë.

Ndërsa kushdo që ka ndjesinë humaniste brenda vetes, le të na bashkohet në këtë nisëm, duke na kontaktuar për të ndihmuar këta të rinj, brenda mundësive 

#Aty ku lind mirësi, e ardhmja folenë ka
Le të jemi bashkë, që të rinjve në nevojë
Tu japim krah!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *