Kalendari i Aktiviteteve të përbashkëta Shqipëri – Kosovë në fushën e Rinisë, 2019!

Në kuadër të bashkëpunimit mes Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë së Shqipërisë me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës në fushën e Rinisë është dakordësuar në realizimin e një sërë aktivitetesh të përbashkëta gjatë vitit 2019 të specifikuara në kalendarin e aktiviteteve mes dy vendeve. Për këtë qellim Shërbimi Kombëtar për Rininë, përmes drejtoreshës së këtij institucioni ka realizuar një takim zyrtar me Drejtorin e Rinisë dhe Sportit në Ministrinë e Kulturës, Kosovë ku u diskutua jo vetëm mbi pikat e kalendarit që do të realizohen deri në fund të vitit 2019 por edhe mbi sfidat e përbashkëta mes dy vendeve tona për sa i përket realizimit të politikave rinore në vijim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *