Elia Lika – I Riu i Muajit Janar 2024

Elia Lika është nxënëse e shkëlqyer e gjimnazit “28 Nëntori” në Shkodër. Ajo është modeli i një vajze të angazhuar në sport, aktivitete e programe sociale që dëshmon se me pasion mund të arrish të jesh i suksesshëm. Si notare e ekipit të Vllaznisë dhe pjesë e Kombëtares së Notit ajo është fituese e shumë medaljeve në Kampionatet Kombëtare dhe përfaqësuese e Shqipërisë në Kampionatin Evropian të Notit për të rinj.
Gjithashtu është fituese e shumë kompeticioneve si: fushata kundër kancerit të gjirit “Fjongo Rozë më kujton” dhe “Kampit të Financës”. Është finaliste e programit të Exchange “Yes” nga American Councils for International Education, si dhe pjesë e grupit “Çatibërësit” në Upshift 4 me projektin “Çatitë e gjelbra”.

Moto: Nëse e ëndërron, mund të arrish!

 

Lorela Sinani – I Riu i Muajit Shkurt 2024

Lorela Sinani është aktiviste e qytetit të Shkodrës dhe gjimnaziste ekselente me një pasion të madh në letërsi.

Ajo është një interpretuese dhe një shkrimtare e re që premton për brezat e rinj dhe është fituese e çmimit të parë për “Nxitjen e talenteve të reja në letërsi” për vitin 2022.

Gjithashtu një talent tjetër i saj është dhe piktura dhe prej 8 vitesh pikturon profesionalisht.

Moto: “Puno fort në heshtje, lëre suksesin të bejë zhurmë”

 

Iris Sula – I Riu i Muajit Mars 2024

Iris Sula studion për flaut në shkollën Artistike “Onufri” në qytetin e Elbasanit, por suksesin më të madh e ka si këngëtare ku dallohet për vokalin e saj brilant.

Irisi është vlerësuar me dhjetra çmime të para kur ishte vetëm 12 vjeç, ku ndër to mund të përmendim: “E Ardhmja e Qytetit”dhe “Përfaqësuese e Muzikës”, kur Tirana ishte Kryeqyteti i Rinisë.

Së fundmi ajo ka rrëmbyer çmimin e parë si fituese e konkursit televiziv “Mam po ti? 2”

Moto: Talenti përkthehet në sukses vetëm me shumë punë, përkushtim, pasion dhe ambicie!

sqShqip
Agjencia Kombëtare e Rinisë