Fushata për Rininë, “6 Objektiva për 6 Muaj”

Kanë qenë konsulta të vazhdueshme mes Shërbimit Kombëtar për Rininë dhe Organizatave Jo-qeveritare Rinore që kanë mundësuar përmes shkëpmbimit të ideve në realizimin e kësaj fushate 6 mujore. Fushata përfshiu 6 shtyllat kryesore të Planti Kombëtar të Veprimit për Rininë 2015-2020 të cilat janë: 1- Muaji i Kulturës dhe Vullnetarizmit; 2- Muaji i Nxitjes së Punësimit; 3- Muaji i Shëndetit, Sportit dhe Mjedisit; 4- Muaji i edukimit; 5- Muaji i Mbrojtjes Sociale; 6- Muaji i Vendimmarrjes. Përgjatë këtyre muajve u realizuan një sërë aktivitetesh rinore të cilat përkonin me tematikën e përcaktuar të muajit si një mënyrë për tu ardhur sa më pranë të rinjve në mbarë vendin për të fuqizuar zërin e tyre përmes vënies në zbatim të 6 objektivave rinore të PKVR-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *