“Europa nuk do të bëhet e gjitha njëherësh apo sipas një plani të vetëm. Do të ndërtohet nëpërmjet arritjeve konkrete, të cilat krijojnë fillimisht një bashkim de facto”.

“Europa nuk do të bëhet e gjitha njëherësh apo sipas një plani të vetëm. Do të ndërtohet nëpërmjet arritjeve konkrete, të cilat krijojnë fillimisht një bashkim de facto”.

Kështu shprehej 69 vjet më parë, më 9 maj 1950, ministri i jashtëm francez në atë kohë, Robert Schuman.

69 vjet më pas, një vend i quajtur Shqipëri, në atë kohë izoluar në komunizmin më të padepërtueshëm në Evropë, sot flet për arritje.

Arritje, të cilat ky vend beson që kanë vlerë për vazhdimin e ndërtimit të Europës.Ato që na bashkojnë janë shumë më tepër dhe shumë më të rëndësishme se ato që na ndajnë: një Europë në paqe, e sigurtë, e zhvilluar dhe e bazuar në vlerat që besojmë.

Shqipëria është në një proces të madh transformimi. Më i madhi, më i kushtueshmi dhe më i vështiri i synuar ndonjëherë në vendin tonë.

Reforma në sistemin e drejtësisë, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, por edhe një administratë e reformuar plotësisht dhe në krye të mbrojtjes të të drejtave të njeriut janë në qendër të këtij procesi.

Marrëdhëniet tona tregtare me Bashkimin Evropian janë zgjeruar në mënyrë të paimagjinueshme.
Nga 700 milionë euro në 2007-ën, deri në fillim të 2019-ës ne kemi eksportuar rreth 2.4 miliardë euro drejt Bashkimit Europian.

Shqipëria është mirënjohëse për ndihmën e Bashkimit Evropian nga Arsimi te Bujqësia. Vetëm në këto dy fusha, deri në muajt e parë të 2019-ës kemi mbi 1 200 përfitues nga programi Erasmus+ në Shqipëri.
Në bujqësi ka pasur një kontribut prej rreth 71 milionë euro për bujqësinë shqiptare, në kuadër të programit IPARD. Një asistencë kjo shumë e rëndësishme, e cila i shtohet fondeve të dedikuara nga Qeveria shqiptare dhe investitorët privatë.

Marrëdhëniet e Shqipërisë me fqinjët janë qëndrueshme e në harmoni të plotë. Nën nxitjen e mëtejshme të Procesit të Berlinit, po punohet për projekte në transport e energji, investime të përbashkëta, ngritjen e një zone ekonomike rajonale, bashkëpunimin rinor për një Ballkan të ri e më tej.

Vlerat tona europiane janë të pamohueshme; dhe rruga jonë drejt reformave në çdo fushë e sektor do vazhdojë t’i shërbejë ndjekjes së aspiratës europiane”.

Irsa Ruçi, Drejtor i Përgjithshëm, Shërbimi Kombëtar për Rininë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *