Trajnime, sesione informuese.

Trajnimi mbi Vullnetarizmin. Shërbimi kombëtar Për Rininë dhe Përtej Barrierave.

Rreth 150 të rinj që shërbejnë vullnetarisht pranë Qendrave Rajonale Rinore Tiranë, Korçë dhe Vlorë morën pjesë e trajnimit 1 ditor një bashkëpunim ky i Shërbimit Kombëtar për Rininë me organizatën Jo Qeveritare “Përtej Barrierave”. Të rinjtë pjesëmarrës në këto trajnime mësuan mbi vlerat dhe përfitimet e vullnetarizmit në kuadër të projektit ROUTE WB6. Njohja me parimet, vlerat, detyrimet dhe përgjegjësitë e punës vullnetare, eksplorimi i infrastrukturës ligjore dhe cikli i menaxhimit të strukturuar vullnetar ishin disa nga pikat e diskutimit të këtij trajnimi. Promovimi i ROUTE WB6 i cili synon të ri-gjallërojë vullnetarizmin në Rajon dhe të krijojë programin e parë të Vullnetarizmit Rajonal, si dhe njohja me European Solidarity Corps, ishin gjithashtu module të këtij trajnimi.

Sesion Informues: Departamenti i Administratës Publike.

Shërbimi Kombëtar për Rininë në bashkëpunim me Departamentin e Administratës Publike, ka realizuar disa sesione informuese me temë “Rruga e ndjekur për tu bërë pjesë e Administratës Publike”. Në këtë takim kanë qenë pjesëmarrës studentë të sapo diplomuar që i janë bashkuar përgjatë këtij viti, thirrjes së katërt të Programit Kombëtar të Praktikave të Punës, 2019 në institucionet qendrore të Administratës Publike.

Krijimi i Klubeve të Kodimit

Ka vazhduar edhe për këtë vit marrëveshja e bashkëpunimit mes Shërbimit Kombëtar për Rininë dhe Shkollës Franceze të Teknologjisë së Informacionit “Epitech Balkans”. Fokus i këtij viti shkollor ishte Krijimi i Klubeve të Kodimit si dhe trajnimi i të rinjve të interesuar në Qendrat Rajonale Rinore, Korçë, Vlorë, Tiranë si dhe qytete të tjera të vendit nga grupi i ekspertëve i quajtur “Ekipi Kobra”.

12 Gushti, Dita Ndërkombëtare e Rinisë

FOTO/ Shërbimi Kombëtar për Rininë, aktivitete sensibilizuese dhe me mesazhe sociale për të rinjtë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *