Drejtoresha e Përgjithshme e SHKR-së vizitoi sot disa prej familjeve në zonën e Yzberishtit, që janë prekur më shumë prej tërmetit të së shtunës.

Drejtoresha e Përgjithshme e SHKR-së vizitoi sot disa prej familjeve në zonën e Yzberishtit, që janë prekur më shumë prej tërmetit të së shtunës.

Çdo institucion shtetëror ka qenë në gadishmërinë maksimale për tu ardhur në ndihmë familjeve të lënduara; dhe përveç dëmtimeve materiale që tërmeti la, ata kishin marrë në kohë rekord çdo shërbim mjekësor, njerëzor dhe ndihma për të përballuar këto ditë frike dhe për të qenë të sigurt.

Kjo vizitë në terren ishte për të organizuar punën me të rinjtë tanë vullnetarë, në mënyrë që ata të shërbejnë me energjitë dhe mirësinë e tyre në familjet që do kenë nevojë.

“I ftoj të rinjtë t’i bashkohen solidaritetit dhe të dhurojmë kohë e ndihmë për ata që e kanë të nevojshme këto ditë”, tha znj. Ruçi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *