Drejtoresha e Përgjithshme e ShKR mori pjesë në mbledhjen e 6të të Rrjetit Shqiptar për Edukimin Financiar,

Drejtoresha e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar për Rininë Irsa Ruçi, mori pjesë sot në mbledhjen e 6të të Rrjetit Shqiptar për Edukimin Financiar, që u zhvillua nën kryesinë e Shoqatës Shqiptare të Tregtimit të Titujve, në Pezë.

Mbas dakordësimit të minutave dhe firmosjen e ProcesVerbalit të mbledhjes nr.5, mbajtur datë 13 Qershor 2019, u sugjerua që të krijohet një akses i mbrojtur me Fjalekalim, ku të hidhen të gjithë procesverbalet e mbledhjeve të Rrjetit të firmosura dhe të skanuara.

Ndërkohë, në vazhdim të takimin u diskutua dhe u dakordësua mbi nismën “Le të flasim me gjuhën tuaj”, që në përfundim përfshin krijimin e broshurave informuese. Shpërndarja do të jetë e tillë që do të përzgjidhen 10 gjimnaze dhe 10 Tematika.

Gjatë periudhës 30 shtator – 6 tetor 2019 do të jetë Java Botërore e Investitorit, ku do ketë aktivitete me karakter ndërgjegjësues dhe edukues për të rinjtë, ku do synohet të përcillet mesazhi i duhur në lidhje me zhvillimet në tregun e kapitalit, fondeve të investimit dhe pensioneve private në vend dhe në rajon.

Gjithashtu, në datën 1 Tetor 2019, Komiteti Kombëtar i Sistemit të Pagesave, i cili kryesohet nga Banka e Shqipërisë, do të pasqyrojë Strategjinë Kombëtare për Pagesat me Vlerë të Vogël në Shqipëri për periudhën 2018-2023 dhe nisi punën për implementimin e strategjisë.
Zbatimi i strategjisë do të realizohet nëpërmjet përmirësimit të kuadrit ligjor e rregullator, nëpërmjet përmirësimeve infrastrukturore dhe nëpërmjet edukimit financiar.

Në këtë tryezë diskutimi, Drejtoresha e Shërbimit Kombëtar për Rininë Znj. Ruçi paraqiti pranë Rrjetit ANFE, marrëveshjen e bashkëpunimit midis SHKR-së dhe Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, e cila i hap rrugë një prej nismave më të mëdha të krijuara ndonjëherë në fushën e sipërmarrjes rinore dhe përthithjes së ideve inovatore prej rinisë, pjesës më aktive të shoqërisë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *