Djaloshi 20 vjeçar-Parodisti i ri i Vlorës në gjurmët e të parëve në Histori Suksesi

 

Nëse njihni të rinj të tillë, ne duam t’i gjejmë e t’i mbështesim; dhe bashkë me Ju t’i ndihmojmë të kalojnë vështirësitë që kanë në jetë.

E shikoni çfarë energjie përcjell Blerimi?
Mendoni nëse ky djalë nuk do kishte kaq shumë mundime dhe vështirësi në jetë, çfarë mrekullish mund të krijonte çdo ditë të jetës.

“Histori Suksesi” lindi pikërisht me këtë mision:
Të dëshmojë që të rinjtë nuk janë ata që rëndom përshkruhen nëpër media: si dembelë, të paaftë, që vrasin kohën kot, e akoma më keq, vrasin njëri – tjetrin.

Ne po ju tregojmë këtë rininë tjetër frymëzuese: Që vuan, lufton çdo ditë dhe ja del të jetë shembull në shoqëri.
Ne e kemi Blerimin pjesë të projektit tonë dhe për një tjetër arsye:
Ai rrëfen brengën e tij, e cila nuk e lë të ndihet plotësisht i lirë në skenë, përtej energjisë dhe mirësisë që përcjell.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *