Dita Ndërkombëtare e Bamirësisë- Nënë Tereza

Nuk ka thënie që mund të përkufizojë përuljen e njeriut përpara së drejtës, virtytit dhe pastërtisë humane, teksa frymon për tu dhënë të nesërmeve dritë mirësie.

Le të mos gëzojmë thjesht Shenjtërimin e të Mirës së përbotshme, por të na japë vullnet kjo ditë të reflektojmë për të qenë më tolerant, më mirëkuptues dhe më bashkëpunues me njëri – tjetrin; për më shumë dashuri e paqe mes nesh. Amanet të cilin Nënë Tereza e vuri në zbatim në gjalli dhe na e trashëgoi në përjetësinë e saj.

Çfarë shpirti ynë përmban, është dhuratë e Zotit për ne; çfarë shpirti na rrezaton, është dhuratë e Zotit për të tjerë që na rrethojnë. “Le ta shohim tjetrin sikur tek ai do t’gjejmë Krishtin”, predikonte e Shenjta; duke i dhënë dashurisë frymë të ndjejë, arsye të gjejë kuptim dhe motiv të rritet brenda zemrave tona.

Gëzofshim në të mirë, në humanizëm e në shpresë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *