Dita Kombëtare e Austrisë

Drejtoresha e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar për Rininë Irsa Ruçi, ishte e ftuar në festën e organizuar nga Ambasada Austriake, në nder të Ditës Kombëtare të Austrisë, organizuar në Hotel Rogner.

Ambasada Austriake është një portë e hapur komunikimi për SHKR-në; dhe Austria është një partner i rëndësishëm për Shqipërinë.

Vendi ynё e ka listuar Austrinё midis katёr partenrёve strategjikё rajonal. Austria ёshtё mbёshtetёse e fuqishme e Shqipërisë nё procesin e integrimit nё BE dhe e hapjes sё negociatave.

Mbёshtetja e saj konstatohet nёpёrmjet projekteve tё shumta e tё ndryshme si: aktivitetet e grupimit “Miqtё e Shqipёrisё”; konsultimet dypalёshe; programeve trajnuese tё Akademisё Diplomatike Vjenё; bashkёpunimi policor i shkёmbimit tё tё dhёnave; ndihmesa ndaj institucionit tё Avokatit tё Popullit; programet e ndryshme nё fushat e ekonomisё, zhvillimit, mjedisit si dhe nё kulturё, arsim, shkencё e shoqёrinё civile.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *