Ata kanë talentin, ne kemi vesh që t’i dëgjojmë dhe emocione për t’i ndjerë vargjet dhe rreshtat e tyre. Ju mirëpresim në Festavalin Rinor Letrar

Ata kanë talentin, ne kemi vesh që t’i dëgjojmë dhe emocione për t’i ndjerë vargjet dhe rreshtat e tyre.
Mos mungoni nesër, sepse ne duhet të refuzojmë të pranojmë a besojmë në trumpetimet që servir kronika zezë për rininë tonë.
Rinia e vërtetë e Shqipërisë është ajo që do jetë nesër në atë sallë: mbushur me vlera, që shkëlqen prej energjisë dhe botës së pasur brenda vetes.

Falenderin pa fund për vajzat ekselente dhe plot talent Ermatildën, Megin, Flavian prej Liceut Artistik Jordan Misja 

Falenderim pa fund për Biankën dhe grupin shpërthyes të baletit, nga shkolla Koreografike e Baletit 

Falenderim pa fund për poetin dhe piktorin Harillën që krijoi një pikturë aq domethënëse që ju do e keni gjithnjë kujtim 

Falenderim pafund për Renaldon, Helenën dhe Azganin, që i kushtuan kohën e tyre vargjeve të të rinjve dhe vendosën shpirt dhe ndjesi 

Dhe të fundit, por si qershia mbi tortë: Falenderim me gjithë zemër për mbi 400 të rinj që u bënë pjesë e këtij konkursi. Ju jeni pasuria më e madhe që Shqipëria ka. Jeni ajka!

Ju duam shumë dhe ju presim nesër në 13:00
Salla Albanologjike
Pallati i Kongreseve (hyrja mesore)

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *