Drejtoresha e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar për Rininë Irsa Ruçi, ishte sot e pranishme në shkollën 9 – vjeçare Gustav Mayer, prej nga ku vazhdonte shpërndarja e librave falas për nxënësit.

Drejtoresha e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar për Rininë Irsa Ruçi, ishte sot e pranishme në shkollën 9 – vjeçare Gustav Mayer, prej nga ku vazhdonte shpërndarja e librave falas për nxënësit.

Gjatë ditës së sotme, të rinjtë vullnetarë pranë Qendrës Rinore Tiranë, kanë ndihmuar stafin mësimor për të sistemuar librat e për t’i bërë gati për shpërndarje. Pas disa orëve punë, ata ndjenë kënaqësinë për të kontribuar në këtë reformë kaq të rëndësishme, që është e para qeveri e cila e ka zbatuar në Shqipëri.

Fondi prej 600 milion lekësh i vënë në dispozicion nga buxheti i shtetit, i ka larguar një barrë financiare familjeve shqiptare. Janë 155 mijë nxënës përfitues (klasa I – V) dhe 70 mijë nxënës përfitues nga kategoritë e veçanta (klasat VI-XII).

Në një bashkëbisedim me prindër dhe gjyshër të fëmijëve që kishin ardhur të merrnin pakot me libra, ata ndiheshin të entuziasmuar jo vetëm pse librat ishin pa pagesë, por sepse kjo skemë i mëson fëmijët me përgjegjshmërinë dhe dashurinë ndaj librit.

Sara do niste klasën e parë; dhe ndihej aq e lumtur pasi e dinte që do ishte një nxënëse shembullore, sepse kur të rritej do bëhej mësuese. “Unë i lexoj vetë librat”, na tregoi me krenari Sara dhe ne i uruam asaj dhe bashkëmoshatarëve të saj vetëm suksese dhe të shkëlqejnë.

       

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *