Histori Suksesi

“Histori Suksesi” është nisma e tretë e SHKR-së. Në fokus të kësaj nisme janë të rinjtë, të cilët kanë një aftësi ndryshe, por që janë të talentuar. Qëllimi i kësaj nisme është promovimi i të rinjve në media duke nxjerrë në pah talentin e tyre.

Projekti ynë “Histori Suksesi” lindi nga nevoja për të treguar se Shqipëria ka një rini që di të lulëzojë dhe të ecë përpara, pavarësisht tekave të fatit. Ne kemi zgjedhur të prezantojmë të rinj me aftësi ndryshe, por që janë kaq të veçantë në talentin të cilin ushtrojnë, vlerat që përcjellin dhe mesazhin që përçojnë tek bashkëmoshatarët e tyre. Deri tani janë trajtuar katër raste të historive të suksesi.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *