26 Aktivitete për 26 Vjetorin e Ditës Kombëtare të Rinisë

Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë në bashkëpunim me Shërbimin Kombëtar për Rininë, për të dytin vit radhazi lançuan një sërë aktivitetesh maratonë gjithë-përfshirëse në nder të 26 Vjetorit të Ditës Kombëtare të Rinisë, 8 Dhjetor. Përmes aktiviteteve të parashikuara për 26 vjetorin e Ditës Kombëtare të Rinisë, MMSR dhe SHKR-ja, në thelb ka pasur përfshirjen e tërësishme të organizatave rinore për të ecur së bashku në rrugën e duhur duke bashkuar forcat për qellimin kryesor, Rininë. Aktivitetet kulmuan më 8 Dhjetor, Ditën e Rinisë me një super event kushtuar dhe hapjes në Tiranë të Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor (RYCO), ku ishin të pranishëm ministrat e 6 shteteve të Ballkanit Perëndimor të zotuar për ti dhënë jetë ecurisë të kësaj zyre rinore e cila do të bashkojë të rinjtë e vendeve të rajonit tonë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *