25 Ditë aktivitete për 25 vjetorin e Ditës Kombëtare të Rinisë

Shërbimi Kombëtar për Rininë organizoi 25 ditë aktivitete në kuadër të Ditës Kombëtare të Rinisë, 8 Dhjetor 2015. Në aktivitetet gjithë-përfshirëse të lancuara nga Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Z.Blendi Klosi më 14 Nëntor u përfshinë të rinj, studentë të ekselencës, përfaqësues të shoqërisë civile, njerëz të artit dhe kulturës, njerëz të letrave etj. Aktivitetet patën një rrafsh të gjerë veprimi si: nxitja e punësimit tek të rinjtë, sipërrmarrja private dhe mbështetja e e ideve inovative të biznesit, kultura e vullnetarizmit, përfshirja në vendimmarrje, rritja e empatisë, nxitja e mendimit kritik dhe kreativitetit, panaire të organizatave rinore etj. Aktivitetet u finalizuan më 8 Dhjetor, Ditën e Rinisë edhe me certifikimin si dhe pajisjen me kontrata 1 vjecare pune të 200 të rinjve që kryen me sukses Praktikën Kombëtare të Punës, Korrik-Tetor 2015.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *